Aktualitet

Vrasja e studentes greke, e ëma: Shqiptari e mashtroi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:54 - 13/05/20 |
mapo.al

Mediat greke vijojnë të shkruajnë për ngjarjen e rëndë të ndodhur një vit më parë, për vrasjen e Helena Topalodi, ku autorë dyshohen shqiptari Aleksandër Luca dhe greku Manolis Koukouras.


Gjyqi ndaj tyre vijon, ndërsa e ëma e 21-vjeçares u ka bërë thirrje autoriteteve që të ndryshojnë Kodin Penal dhe t’i dënojnë ata me burgim të përjetshëm.


“Kanë kaluar 17 muaj e 13 ditë që kam humbur Helenën time. Që atëherë, çdo ditë që kalon është një ditë torturuese dhe dhimbja e mjerimi përkeqësohen“, tha nëna e 21-vjeçares së vrarë, Kula Topaloudi.



Ajo shtoi se nuk ishte paraqitur në gjyq, pasi nuk mund të shikonte dot të pandehurit dhe të dëgjonte ata të përshkruanin atë që ndodhi.

“Nuk mund ta duroja të dëgjoja tmerrin që përjetoi fëmija im në duart e vrasësve të saj. Ata janë monstra, nuk meritojnë t’i quash njerëz. Ajo kishte kaq shumë ëndrra, këta na shkatërruan të gjithëve. E mashtroi shqiptari. Ata ma rrëmbyen fëmijën tim nga krahët. Si mund të jetoj unë tani?

Nëse do të kishte humbur jetën nga një aksident, apo do të ishte sëmurë, do të ishte më e thjeshtë për ta kuptuar, por fëmija im u gjet në rrugë nga dy vrasës që e rrahën, e përdhunuan dhe e hodhën si një thes nga 10 metra lartësi, kur ajo ishte akoma gjallë“, shtoi ajo.

Aleksandër Luca dhe greku Manolis Koukouras


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas