Aktualitet

Vrasja e të riut – Këlliçi: Turisti Rama s’ka reaguar ende, turp t’i vijë!









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:58 - 09/12/20 |
mapo.al

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në një reagim të përbashkët ndaj vdekjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.



Ai  u shpreh nga Ministria e Brendshme, ku u zhvillua protesta e të rinjve për vrasjen e Rashës, se është e turpshme fshehja e provave të ngjarjes dhe baltosja e figurës së tij.


Është e turpshme, tha Këlliçi, që ende nuk ka një reagim nga ana e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit ndodhet në Shtetet e Bashkuara, nën argumentin se do të sigurojë mjaftueshëm vaksina për qytetarët e vendit.




“Kjo që ka ndodhur dje është kriminale, është momenti që çdo qytetar të bëhet bashkë për të reaguar. Shoqëria shqiptare dhe kryeministri reaguan kur dikush u vra në Amerikë. Po këtu çfarë bëri?! Është e turpshme fshehja e provave të ngjarjes dhe baltosja e figurës së tij. Ai ka qenë duke ecur dje me hurma në duar.



E dimë që do thoni se po bëjmë politikë…Aspak! Ne po bëjmë detyrën tonë si qytetarë, duke ftuar të rinjtë dhe qytetarët të ngrenë zërin. E nisën duke ngacmuar seksualisht vajzat, duke rrahur të riun e tani duke vrarë. Të ngrihemi sa nuk është vonë. Kjo e keqe duhet të largohet e të marrë fund. Turp t’i vijë atij turistit në Manhatan që ende nuk ka një reagim”, – tha Këlliçi.


1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas