Aktualitet

Vrasja e të riut në Vlorë, flet babai i viktimës: Shteti të mos tërhiqet para krimit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:57 - 28/05/20 |
mapo.al

Babai i Kristian Breshanajt, të riut vlonjat të ekzekutuar në 24 maj, kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe mohon që i biri të ketë qenë pjesë e ndonjë grupi kriminal.


Ai ka qenë djalë i rregullt, lëvizte lirshëm. Po të kishte pasur probleme do të kishte qenë i armatosur. Nuk di të ketë marrëdhënie që ta kenë penalizuar. Në Belgjikë punonte barist, i dërgoja para të mbulonte jetesën. Edhe rasti 2014-tës, Kristiani u dënua pasi s’kishte patentë, shokut iu gjet një bimë kanabis”, tregon Edmond Breshanaj për A2.


Ai rrefen edhe se si ka ndodhur ngjarja. “Mamaja e Kristianit dëgjoi krismat, më mori nusja në telefon, më pas doli dhe gjeti djalin të mbytur në gjak. Në vendngjarje Kristiani shoqërohej nga një shok, atentatorët nuk kanë shtënë mbi shokun. Ata qëlluan Kristianin nga larg, pastaj iu afruan duke e lënë të vdekur nga breshëria. Policinë e njoftova vetë. I shoqërova deri në vendngjarje por djali s’kishte puls”.


Sipas babait të viktimës, mjek në qytetin e Vlorës, ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë. Sipas burimeve, Policia ka sekuestruar 22 kamera në qytet, nga pamjet e të cilave shpreson të zbardhë edhe më tej dinamikën e ngjarjes.


“I bëj thirrje policisë të mos tërhiqet përballë agresorëve, sepse ata nuk janë më të fortë se shteti. Por shteti nuk duhet të tërhiqet, t’i shkojë deri në fund, sepse janë shumë eliminime që janë bërë dhe kanë mbetur në heshtje”.


Etiketa: ,

Pas