Wednesday, July 13, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Vrasja e trefishtë në Elbasan, Sandër Lleshaj asnjë fjalë për masakrën…

by mapo.al
30/12/2018
in Politika
0

Pak orë pas krimit të trefishtë në Elbasan, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj mblodhi kupolën e Policisë së Shtetit.

Por, gjatë këtij takimi me drejtuesit e policisë, vetëm për ngjarjen e Elbasanit nuk u fol. Sandër Lleshaj e krahasoi luftën ndaj lojrave të fatit të njëjtë me luftën ndaj kanabisit.

“Nga data 1 janar 2019, lufta ndaj lojrave të fatit është e njëjtë si ndaj parcelave, kjo është detyrë e rëndësishme për Policinë e Shtetit, ndaj ju thirra për t’ju dhënë këtë mesazh e për këtë ndaj kam thirrur edhe mediat”, deklaroi Lleshaj.

Në fjalën e tij dhe me drejtorin e përgjithshëm në krah, i cili mbante shënime, zoti Sandër Lleshaj foli gjithashtu për performancën e policisë, kryesisht për Policinë Rrugore, për një polici me uniforma të reja dhe pajisje të reja.

“Duke filluar nga data 1 janar, gjobat të dërgohen me postë, do të shtojmë pajisjet e reja si pajisje të sofistikuara dhe drone e të tjera për të zbutur mungesën e personelit”, theksoi Lleshaj.

Për këtë fundvit, drejtuesit e policisë morën porositë përsa i takon edhe rekrutimit të efektivëve të rinj: “Ju bëj thirrje drejtuesve që të rekrutojnë studentë të shkëlqyer”.

Në këndvështrimin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ja çfarë duhet të bëjë Policia e Shtetit për të mbajtur nën kontroll eksponentët e krimit: “Vëmendje e shtuar ndaj personave që janë nën kërkim ose atyre me rekorde të shumta kriminale”.

Porositë e ministrit Sandër Lleshaj vijnë në një kohë kur policia është e depolitizuar dhe këto urdhra ata duhet t’i marrin nga drejtuesit e Policisë së Shtetit, nga një polici e cila si sfidë kryesore ka luftën ndaj kriminalitetit, si sfidë kryesore ka zbardhjen e ngjarjeve të rënda, përfshi edhe vrasjen e trefishtë në Elbasan.

Top Channel

Tags: ElbasanMasakërreagimeSandër Lleshaj

JU SUGJEROJME

Oliver Varhelyi vjen nesër në Tiranë, do të vizitojnë edhe Vlorën
Kryesore

Oliver Varhelyi vjen nesër në Tiranë, do të vizitojnë edhe Vlorën

13/07/2022
Bardhi: Berisha nuk mund të fshihet më, ndërkombëtarët po flasin me zë të lartë
Aktualitet

Harta e re gjyqësore/ Bardhi: Qetësohu Pandi, merre me qetësi

13/07/2022
Habisin demokratët: Jemi dakord me socialistët për patentat
Aktualitet

Habisin demokratët: Jemi dakord me socialistët për patentat

13/07/2022
Kapllanaj shpërthen ndaj Berishës: Laj gojën kur përmend emrin tim, Sali komunisti!
Aktualitet

Kapllanaj shpërthen ndaj Berishës: Laj gojën kur përmend emrin tim, Sali komunisti!

12/07/2022
Next Post
Zëri i Amerikës: Shqipëri 2018, viti i protestave…

Zëri i Amerikës: Shqipëri 2018, viti i protestave...

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • COVID-19/ Rekord infektimesh në 24 orët e fundit, 739 vetëm në Tiranë
  • Oliver Varhelyi vjen nesër në Tiranë, do të vizitojnë edhe Vlorën
  • Bora Zemani publikon mesazhet me shoqen e saj të ngushtë, ja ironizimi i saj ndaj kritikuesve
  • Makina përplaset me barrierat dhe del jashtë rrugës, plagosen rëndë dy të rinj
  • “Projektligji për amnistinë fiskale nuk ofron garanci”, mesazhi i Dhomës Amerikane të Tregtisë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In