Dy të rinj me origjinë nga Burreli duket se janë të dyshuarit e grabitjes në Kamëz, me pasojë vrasjen e 52-vjeçarit Agim Buci dhe plagosjen e bashkëshortes së tij.
Nga sa mësohet, policia e Tiranës ka zhvilluar një aksion mëngjesin e sotëm për kapjen e autorëve të dyshuar.
Nga sa mësohet, është ndaluar një prej personave të dyshuar si pjesëmarrës në grabitjen e marketit dy ditë më parë në Kamëz, ashtu siç raporton Tv Klan.
Ndërkaq, ende nuk ka informacione të mëtejshme, pritet që policia të dalë në një konferencë për shtyp.