Aktualitet

Vrasja e Vilson Tafçiut në “Astir”/ Policia gjen një armë pranë vendngjarjes





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 22:30 - 20/01/20 |
mapo.al

Grupi hetimor raportohet se ka gjetur një pistoletë tip “TT” pranë vendngjarjes ku u ekzekutua me tre plumba Vilson Tafçiu në zonën e “Astirit”.


28-vjeçari u ekzekutua këtë mbrëmje nga persona ende të paidentifikuar. I riu ishte në ambientet e lokalit nën shoqërinë e një vajze, kur një person i ka kërkuar të dalë jashtë barit, për të biseduar. Pak metra jashtë lokalit një person i gjatë dhe me mjekër e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend. Autori i krimit dyshohet se është ndihmuar edhe nga tre persona të tjerë, duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.



Ende nuk ka asnjë gjurmë prej tyre përveç armës së zjarrit që u gjet pak më parë. Autorët kanë përfituar edhe errësira duke mundur të largohen pa u pikasur nga ndonjë patrullë e rastësishme policie. MAPO ka mësuar nga burime se 28-vjeçari kishte qenë i dënuar në Francë për trafik droge, ndërkohë që mësohet se përdorte dy mbiemra, Ndokaj dhe Tafçiu.


Ngjarja e sotme dyshohet se ka lidhje pikërisht me prishjen e pazareve në trafikun e lëndëve narkotike. Ngjarja ndodhi në një orar fluksi lëvizjesh dhe në zonën më të populluar të “Astirit”. Zona është mjaft e frekuentuar nga të rinj dhe jo vetëm. Atentati i mbrëmjes së sotme ka alarmuar banorët përreth, pasi ndodhi pikërisht në sytë e mjaft prej tyre.

LEXO EDHE: 

Atentati në zonën më të populluar të Astirit/ Zbardhet e shkuara e Vilson Tafçiut

Vrasja në “Astir”/ Viktima me dy mbiemra (VIDEO)

“Autori i gjatë dhe me mjekër”/ Viktima e Astirit ishte nën shoqërinë e një vajze në lokal

 


Etiketa: , ,

Pas