Aktualitet

Vrasja e Xhuvanit, Meta: 11 pyetje që kërkojnë përgjigje nga Prokuroria e Policia














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:28 - 23/04/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Elbasan, ku humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë, mes tyre një efektive e Shqiponjave.






Në një postim në Facebook, Meta shprehet se ndonëse kanë kaluar dy ditë, Prokuroria dhe Policia e Shtetit nuk kanë dhënë ende një version të plotë zyrtar dhe shterues.


Sipas kreut të shtetit, janë 11 pyetje që kërkojnë përgjigje publike dhe të plota nga institucionet ligjzbatuese.







“Kjo është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në këtë proces zgjedhor. Çdo zvarritje, mosveprim, apo dëmtim i provave për këtë ngjarje, frymëzon më shumë elementët kriminalë në cenimin e procesit zgjedhor” , – kështu e komenton Meta masakrën në Elbasan.




Postimi i presidentit Ilir Meta në “Facebook”:



 Kam ndjekur me shumë vëmendje, veprimet dhe reagimin e organeve ligjzbatuese për hetimin e ngjarjes tragjike, që ndodhi dy ditë më parë në Elbasan dhe që meriton të zbardhet urgjentisht, objektivisht dhe jashtë ndikimeve politike.

 Ende organi i Prokurorisë dhe strukturat e Policisë së Shtetit, nuk kanë dhënë një version të plotë zyrtar dhe shterrues.

 Janë disa pyetje, që kërkojnë përgjigje publike dhe të plota nga institucionet ligjzbatuese:

– A janë të përfshirë në këtë ngjarje, persona me precedentë penalë? Nëse po, cilët janë emrat e tyre si autorë të dyshuar për shkaktimin e saj? Përse Policia e Shtetit, nuk ka kryer ndalimin dhe shoqërimin e tyre?

 – A janë këta persona të përfshirë në këtë ngjarje, të njëjtët që shoqëronin Kryeministrin më 14 mars, “Ditën e Verës”, dhe që ushtruan dhunë ndaj mbështetësve të opozitës?

 – A ka marrë organi i Prokurorisë dhe Policia e Shtetit, dëshminë e oficerëve të lartë dhe punonjësve të Policisë, që kanë qenë të pranishëm në ngjarje?

 – Përse punonjësit e Policisë të pranishëm në ngjarje nuk kanë reaguar, për të neutralizuar përplasjen me armë dhe ndaluar të gjithë personat e përfshirë?

 – Pse u lejua largimi i personave të përfshirë nga vendi i krimit kur Policia ishte njoftuar dhe ishte aty?

– A ka qenë i mbuluar ambjenti publik apo ambjentet private me kamera të sigurisë? Nëse po, a është bërë kqyrja dhe sekuestrimi i menjëhershëm i materialit filmik në cilësinë e provës?

 – Sa kohë u është dashur organeve të zbatimit të ligjit të mbledhin këto materiale filmike?

 – Nëse ka patur zvarritje, cilët janë përgjegjësit? Mos u është lënë kohë për të fshirë pamjet?

 – Vonesa të tilla, a janë tregues i mosveprimit me dashje nga ana e strukturave të veçanta brenda Policisë së Shtetit, për t`i lënë kohë personave përgjegjës të zhdukin çdo provë që bën të mundur zbardhjen e dinamikës së vërtetë të ngjarjes dhe përgjegjësinë e çdo individi të përfshirë në këtë konflikt tragjik?

– A është Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në konflikt interesi, për kryerjen e këtyre hetimeve?

– A duhet Prokuroria e Posaçme (SPAK), të fillojë hetimet, pasi në këtë ngjarje mund të jenë të përfshirë edhe funksionarë të lartë të shtetit dhe deputetë?

Zoti Prokuror i Përgjithshëm, Zoti Drejtues i Prokurorisë SPAK, Zoti Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,

Në Republikën e Shqipërisë, të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe duhet të japin llogari përpara tij!

 Ndaj, me shumë përgjegjshmëri, ju kërkoj:

 Të veproni menjëherë për të zbardhur ngjarjen dhe përgjegjësinë e çdo individi të përfshirë në të!

Kjo është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në këtë proces zgjedhor.

Çdo zvarritje, mosveprim, apo dëmtim i provave për këtë ngjarje, frymëzon më shumë elementët kriminalë në cenimin e procesit zgjedhor.

Vota e lirë dhe e ndershme dhe legjitimiteti i zgjedhjeve të 25 prillit nuk duhet të rrezikohet më tej nga këto fenomene!

 Çdokush që ka shkelur ligjin, duhet të ndëshkohet tani!

 Ju keni përgjegjësinë e plotë përpara popullit dhe ligjit për ta realizuar atë tani!

LEXO EDHE:

“Po blejnë vota”- Dinamika e ngjarjes së Elbasanit nga denoncimi i PD te vrasja

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas