20 vjeçarja Elida Cani në dëshmitë e para dhënë në polici, pas vrasjes së Arben Gjecit, në Zall Bastar, ka thënë se kishte shpesh konflikte me burrin e saj, por sipas burimeve, ka mohuar që kjo të jetë arsyeja pse kishte krijuar marrëdhënie jashtëmartesore me viktimën.
Po ashtu, vëllai i Elidës, ka pranuar në polici se ai është autori i vrasjes.
Të premten një ngjarje e rëndë tronditi opinionin, kur u mësua se nje 30-vjeçar ishte vrarë me mjete të forta në Zall Bastar, një krim pasioni ky.
Bashkëshorti i Elidës, kishte zbuluar tradhëtinë dhe bashkë me vëllanë e gruas së tij organizojnë një plan ku kapin në flagrancë 20-vjeçaren me të dashurin. Në këtë e sipër, vëllai i Elidës sulmon 30-vjecarin Gjeci me levë, e ky i fundit gjen më tej vdekjen në spital. Pikërisht mjekët kanë kuptuar se viktima ishte vrarë, dhe nuk ishte aksidentuar, siç u tentua të fshihej krimi./Gazeta Mapo/