Zbardhet dëshmia e bashkëshortes së Everes Çakës, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Burime për mediat bëjnë me dije se Silvana Çaka ka thënë para grupit hetimor se autori iu afrua makinës së tyre dhe qëlloi me breshëri ndaj bashkëshortit.
Sipas saj, plumbat e kanë kapur 41-vjeçarin në krahë, qafë dhe gjoks.
Silvana ka thënë se doli menjëherë nga makina për të kërkuar ndihmë te banorët që ndodheshin aty.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë rreth 20:10 në lagjen “Skënderbej” të qytetit të Elbasanit.
Everest Çakës iu bë pritë teksa po shkonte te shtëpia e prindërve të bashkëshortes duke u qëlluar disa herë me pistoletë me silencitaor.
Goditjet ishin fatale për 41-vjeçarin që njihej me dy emra (Everest dhe Ibrahim Çaka) duke ndërruar jetë në vend, ndërsa bashkëshortja e tij, Silvana ka marrë një plagë në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.