Shtohen dy të dyshuar për vrasjen makabre të çiftit Pasho në Itali.
Corriere raporton se bëhet fjalë për Taulant Pashon, djali 33-vjeçar i Shpëtim dhe Teuta Pashos, dhe për Denis Kaleshën, vëllai 32-vjeçar i Elonës, e arrestuara e vetmja për ngjarjen e rëndë.
Po sipas kësaj mediaje, pritet që të ketë një krahasim të profilit gjenetik të dy të dyshuarve me gjurmët e gjakut që janë gjendur në vendngjarje.
36-vjeçarja Elona Kalesha është aktualisht në burg prej një muaji, nën akuzën për vrasjen e çiftit shqiptar.
Shkak për krimin e rëndë dyshohet se është bërë një shumë prej 40 mijë eurosh që Shpëtimi e mbante për djalin e tij, Taulant Pasho.
Shpëtim e Teuta Pasho janë zhdukur në datën 2 nëntor 2015, në të njëjtën ditë kur do të dilte nga burgu Taulanti, i dënuar për trafik droge. Ata u gjendën të copëtuar e të futur në 4 valixhe të hedhura në afërsi të murit rrethues të burgut të Sollicianos në provincën e Firenzes.