Aktualitet

Vrasja makabre e çiftit të moshuar në Greqi, policia në kërkim të autorit shqiptar








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:22 - 27/10/20 |
mapo.al

Një shqiptar është shpallur në kërkim nga policia greke për vrasjen e dy të moshuarve në Kretë.



Viktimat janë një çift të moshuarish, përkatësisht 82 dhe 79 vjeç, të cilët u gjetën të pajetë në 2 banesa të ndryshme.


Fillimisht u gjet gruaja 79-vjeçare në banesën e saj, në zonën Pasaki, pas shqetësimit të së bijës, se e ëma nuk i hapte telefonin. Ajo u gjet pa shenja jete, dhe sipas hetimit të policisë, një person e kishte mbytur me shami.



Në një shtëpi tjetër, shumë pranë banesës së të moshuarës, u gjet  trupi i të shoqit 82-vjeçar brenda një valixheje.


Mediat greke shkruajnë se për këtë vrasje të dyfishtë është i dyshuar një shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.


 

*Në fotografi, 82-vjeçari i vrarë dhe banesa ku gjend trupi i pajetë


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas