Aktualitet

Vrasja me thikë në Elbasan, policia arreston autorin/ EMRI














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 03:10 - 06/11/21 |
mapo.al

Policia, me anë të një deklarate për mediat, ka bërë publik emrin e personit të arrestuar për vrasjen e Florenc Kovacit dhe plagosjen e vëllait të tij, Mikel Kovaci.






Sipas policisë, i dyshuar për vrasje e plagosje është shtetasi Ardit Hida, 24 vjeç.


Njoftimi i policisë:







Elbasan




Kapet në kohë rekord autori i dyshuar i vrasjes së 28 vjeçarit dhe i plagosjes së vëllait të tij, mbrëmjen e sotme.



Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thikë) me të cilën autori kreu krimin.

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë të Komisariatit të Policisë Elbasan dhe ato të DVP, veprimeve të shpejta hetimore e profesionale, krehjes së zonës dhe kontrolleve të shumta, u bë e mundur kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në Polici për veprime të mëtejshme shtetasin Ardit Hida 24 vjeç, i cili u kap në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”.

Gjithashtu u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i thikës me të cilën ky shtetas plagosi dy vëllezërit, ku si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K.,19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas