Aktualitet

Vrasja në ‘Astir’, policia: Kemi identifikuar autorin, përdorte 3 emra





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 11:19 - 22/01/20 |
mapo.al

Policia e Tiranës thotë se ka identifikuar autorin e vrasjes së Vilson Tafçiu, dy ditë më parë në zonën e “Astirit”. Sipas policisë, bëhet fjalë për 29-vjeçarin Noel Dishi, i cili përdorte 3 emra. Vrasja dyshohet se ka ardhur pas një konflikti të çastit, por ende nuk dihet pista e saktë.


Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim policor 29-vjeçarin dhe gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm ka ushtruar një sërë kontrollesh në disa ambiente dhe terrrene, ku dyshohej se mund të fshihej 29-vjecari dhe vijon punën e pandërprerë për kapjen e tij“, – thotë policia.



Vilson Tafçiu ishte me një vajzë në lokal, kur në një moment e thërriti shoku i tij Noel Dishi. Pas një komunikimi, Vilson Tafçiu u qëllua me një pistoletë dhe humbi jetën. Tafçiu ishte dënuar në Francë për trafik droge dhe më pas u deportua në Shqipëri.


Njoftimi

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, po vijojnë intensivisht punën për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjeve të ndodhur në Allias dhe në Astir.

Si rezultat i punës profesionale, reagimit të menjëhershëm të strukturave të Policisë dhe bërjes së një sërë veprimesh proaktive, grupi i posaçëm hetimor ka mundur të dokumentojë me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 20 janar 2020 në Astir, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 29-vjeçari V. T.

Bazuar në veprimet e kryera dhe provat e grumbulluara rezulton se si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi N. D., alias N. K., alias M.P., 29 vjeç, në orën 20:30 të mbrëmjes së datës 20 janar, në rrugën “Dhaskal Todri”, në Unazën e Re, ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke vrarë shtetasin V. T.

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim policor 29-vjeçarin dhe gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm ka ushtruar një sërë kontrollesh në disa ambiente dhe terrrene, ku dyshohej se mund të fshihej 29-vjecari dhe vijon punën e pandërprerë për kapjen e tij.

Policia e Tiranës garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë, si dhe fton qytetarët për të bashkëpunuar më tej, në drejtim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt.


Etiketa: ,

Pas