Aktualitet

Vrasja në “Astir”/ Viktima me dy mbiemra (VIDEO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:40 - 20/01/20 |
mapo.al

Një i ri është vrarë me armë zjarri në Tiranë mbrëmjen e sotme. Viktima është Vilson Tafçiu, 28 vjeç. Personi që është vrarë me armë zjarri ka qenë në lokal, ulur në një tavolinë bashkë me dy vajza. Ai është thirrur për të dalë jashtë dhe pasi ka lënë ambientet e barit, është qëlluar me armë zjarri.


Raportohet se viktima ka qenë i deportuar në vitin 2018 nga Franca ku ishte arrestuar për trafik droge, ndërsa përdorte dy mbiemra, Ndokaj dhe Tafçiu. Disa persona janë shoqëruar nga policia për tu marrë në pyetje lidhur me atë ç’ka ndodhur. Vëzhgimi i kamerave të sigurisë në zonë dhe dëshmitë e personave të pranishëm në vendngjarje mund ti japin hetuesve të dhëna të dobishme për të çuar në identifikimin e autorëve. Të shtënat kanë krijuar panik tek të pranishmit në lokal, që janë ngritur nga tavolinat e lokalit ku ishin ulur.



***


Lidhur me rastin, reagoi dhe Policia. “Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Vilson Tafciu, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë  bërë rrethimin e  zonës në një perimetër të gjerë. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve”, njoftoi policia.

 


Etiketa: , , ,

Pas