Kronika

Vrasja në Bllok, gjykata liron Geldo Hotin…






               Publikuar në : 12:47 - 27/11/18 |
mapo.al

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë duke vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Geldo Hotin, një tjetër i arrestuar si i dyshuar për vrasjen në ish-Bllok, ndodhur më 4 Tetor.


Më 8 tetor, Gjykata e Tiranës kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg me afat 45 ditor, kohë gjatë së cilës hetuesit do të duhet të siguronin prova të mjaftueshme për të provuar nëse kishte qëlluar me armë në lokal. Geldo Hoti u arrestua në doganën e Kakavijes duke udhëtuar drejt Greqisë.

Ai u akuzua fillimisht për vrasje në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave dhe armëmbajtje pa leje. 37-vjeçari kishte mohuar vazhdimisht që të kishte qëlluar me armë. Hoti pranoi se ishte i pranishëm në lokal, por kur dëgjoi krismat e para, tha se ishte shtrirë në tokë dhe nuk kishte parë çfarë kishte ndodhur.

Gjatë ditës së sotme, Gjykata e Tiranës dha detyrim paraqitje edhe për Ajaks Boshnjakun, ndaj të cilit ishte vendosur masë sigurie arrest në burg në munges. Boshnjaku u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës më 25 Nëntor dhe mohoi që të ishte i përfshirë në ngjarje. Pas shqyrtimit të fakteve, organi i akuzës e la të lirë.

Ndërkohë, për vrasjen e Fabjol Gaxhës dhe plagosjen e Ervin Martinajt e Eljo Hatos më 4 Tetor në një lokal në ish-Bllok, vijojnë të jenë në kërkim komandoja Merviol Bilo dhe Ervin Mata.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas