Pas vrasjes së një 30-vjeçari të ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Mëzes – në zonën e Dajtit në Tiranë, Policia e Shtetit ka shpjeguar versionin zyrtar të ngjarjes duke thënë se viktima, Enton Nika, është qëlluar me pistoletë dhe pronari i restorantit në të cilin ai ndodhej, ka mbetur i plagosur me sende të forta.
Polica sqaron se ka sekuestruar pamjet filmike nga vendi i ngjarjes dhe nga ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e autorëve. Në një njoftim për mediat, policia deklaron se viktima dhe pronari i lokalit rezultojnë me precedentë të mëparshmë penal.
Version i plotë i Policisë për ngjarjen: Më datë 11.11.2015, në orën 14:10 minuta në Sallën Operative ka mbërritur një telefonate se, në fshatin e quajtur Mëzes, në rrugën e Dajtit, në Restaurant me mbishkrimin “MURAGA”, ka persona te qëlluar me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, si edhe Prokurori
i gatshëm. Ne vendngjarj ,nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi Enton Nika vjeç 30, eshte qelluar me arme zjarri pistolete i cili me pas ka nderruar jete si edhe ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale I.Gaxheri (pronar i restaurantit) i cili dyshohet te jete goditur me c qytën e pistoletës.
Viktima, Etnon Nikaj, 30 vjeç, banues në Tiranë, me precedentë të mëparshëm penal
I plagosur, shtetasi me iniciale I.Gaxheri, banues në Tiranë me precendentë të mëparshëm penal.
Pas këtij veprimi autoret e dyshuar jane larguar nga ambjentet e restaurantit me një automjet të dhëna të tjera nuk mund të jepen për arsye hetimi.
Gjatë kqyrjes të vendit të ngjarjes janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 copë gëzhoje pistolete, si edhe është bërë sekuestrimi i pamjeve filmike të kamerave që dispononte ky restaurant.
Gjithashtu nga ana e Policisë janë ngritur grupe të shumta kontrolli ku janë kryer një sërë kontrolle banesash dhe po punohet për zbardhjen e dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar të kësaj ngjarje./Panorama