Kronika

Vrasja në Dukat të Vlorës – Policia: Në kërkim të autorëve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:02 - 01/12/20 |
mapo.al

Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me ekzekutimin e të riut Benjamin Bezhanaj këtë mbrëmje në Fushë Dukat të Vlorës.






Blutë bëjnë me dije se kanë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Dyshohet se i riu rreth 27 vjeç ka marrë rreth 8 plumba në trup.





Njoftimi i Policisë



Më datë 01.12.2020, rreth orës 21:00, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë nga një qytetar se në Fushë- Dukat, Orikum një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pa jetë.



Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë konstatuar të pajetë shtetasin B. B., rreth 27 vjeç, dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Lexo edhe :  Vlorë- Manastirliu: Do të kemi sezon turistik të lehtësuar

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Stacionit të Policisë Orikum kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

LEXO EDHE: 

Atentati në Vlorë – Viktimë mbeti një i ri, Mapo sjell detaje

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas