Pesë persona janë arrestuar ndërsa 3 janë shpallur në kërkim pas përplasjes me armë të ndodhur mbrëmjen e 18 shtatorit në lagjen 13, në plazhin e Durrësit.
Nga ky sulm mbeti i vrarë Armando Baboçi, ndërsa u plagos Erald Gjini, djali i tij, i cili kishte ndryshuar mbiemrin.
Sot, policia e Durrësit policia informoi se ka arrestuar në flagrancë tre 20 vjeçarë të përfshirë në konflikt të identifikuar me inicialet: K.D., 20 vjeç, H.T., 23 vjeç dhe S.T., 20 vjeç, banues në Durrës
“Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, me mjete të forta e më pas me armë zjarri kanë mbetur të plagosur shtetasit E.Gj., 19 vjeç, H.T., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve si dhe shtetasi A.B.(Gj)., 39 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës”, informoi sot policia e Durresit.
Janë arrestuar për moskallëzim krimi E.C.(B)., 25 vjeç dhe A.K., 24 vjeç, banues në Durrës.
Ndërsa po punohet dhe për arrestimin e tre personave të tjerë
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 automjete, 4 aparate celular si dhe pamje filmike në interes të zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, në ngarkim të shtetasve K.D., H.T., dhe S.T., për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtje pa leje” dhe në ngarkim të shtetasve E.C.(B)., A.K., për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
LEXO EDHE:
Plagosja e dy personave në Durrës – Armando Baboçi humb jetën në duart e mjekëve (VIDEO)
Etiketa: Armando Baboçi, Durrës, Erald Gjini, Video, vrasje ne durres