Aktualitet

Vrasja në Durrës, shoqërohen 3 dëshmitarë dhe 2 persona të dyshuar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:33 - 27/04/20 |
mapo.al

Vrasja e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, ka vënë në lëvizje gjithë Policinë e Shtetit. RENEA po ushtron kontrolle në disa zona.


Gazeta Mapo mëson se janë shoqëruar dy persona të cilët dyshohen se kanë lidhje me ngjarjen.


Po kështu edhe 3 dëshmitarë që kanë parë momentin e vrasjes, po merren në pyetje në Policinë e Durrësit.


Burime policore bëjnë me dije se vrasja mund të ketë lidhje me tregun e makinave, për ndonjë borxh ose konflikt biznesi, pasi dy vëllezërit administronin një biznes të tillë.


Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe dy krerët më të lartë të policisë, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj.

 

Lexo edhe:

I zunë pritë makinës, detaje nga vrasja e dy personave në Durrës (Emrat)

Atentat mafioz/ Tronditet sërish Shqipëria, vriten dy vëllezërit në Durrës

 

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas