Aktualitet

Vrasja në Elbasan, Bardhi: Është filmuar personi duke dhënë para














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:44 - 22/04/21 |
mapo.al

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit ka folur sërish për ngjarjen që tronditi vendin dje, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani





Kandidati i PD-së, Bardhi tha ndër të tjera në emisionin “Opinion”, se një anëtar i kësaj strukture, ka filmuar persona që japin para dhe mbledhin karta.


Bardhi ka shpjeguar më tej se ekziston një strukturë e Partisë Demokratike e ngritur për të mbrojtur votën. Në këtë strukturë sipas tij ka ish-policisë të armatosur.





“Ne kemi të filmuar faktin, personi është filmuar nga grupi i mbrojtjes së votës duke dhënë para dhe duke mbledhur karta. Personi që ka këtë celular ka shkuar për të dëshmuar në polici”,-u shpreh Bardhi



I pyetur se prej sa kohësh personat që ishin pjesë e strukturës së mbrojtjes së votës ishin atashuar pranë, Bardhi tha se ai punonte me stafin e tij, ndërkohë që kjo strukturë ka operuar e pavarur nga Bardhi.

Lexo edhe :  Pas Tiranës në Elbasan, Yuri Kim vizitë "blic" në qendrën e numërimit të votave

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas