Aktualitet

Vrasja në Elbasan/ Berisha nxjerr raportin e Prokurorisë: Policia gënjeu














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:06 - 27/04/21 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu lidhur me ngjarjen e Elbasanit ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.






Berisha ka publikuar raportin e Policisë duke u shprehur se në makinën e Grecas dhe Xhaferit u gjetën dhjetëra karta identiteti, pasaporta biometrike, fletë votimi, blloqe pagesash deri edhe shkop policie.


Berisha pretendon se në raportin e dy oficerëve të policisë gjyqësore, thuhet se u gjetën 3 lloj gëzhojash, çka sipas Berishës tregon se në drejtim të aktivistit të PD u qëllua nga dy gryka zjarri.













Deklarata e Berishës



Breakin News!

Raporti zyrtar mbi ngjarjen tragjike ne Elbasan!

Krimineli Ardi Veliu mashtron publikisht shqiptaret.

Ne makinen e banditeve trafikantit Greca dhe vrasesit Klement Xhaferi u gjenden sipas raportit te policise dhjetra karta identiteti, pasaporta biometrike, flete votimi, blloke pagesash deri dhe shkop policie.

Lexo edhe :  "Jam pjesë e grupit të PD" - Berisha dorëzon formularin në Kuvend

Ndersa kryehorri i pafytyre ne krye te narkopolicise u tha shqiptareve se nuk u gjenden materiale zgjedhore.

Perveç kesaj ne raportin oficereve te policise ne vend ngjarje drejtuar kryehorrit ne krye te narkopolicise dhe narkoprokurorit te Elbasanit thuhet se u gjeten 3 lloj gezhojash cka tregon se ne drejtim te aktivisteve te Pd u qellua nga dy gryka zjarri, Ardi Veliu mashtroi duke thene se u gjeten dy lloj gezhojash.

Ketu me poshte keni raportin e dy oficereve te policise gjyqsore per ngjarjen qe pergjaku Elbasanin, i cili deshmon vertetsine e plote te deshmive te veprimtareve te PD per ngjarjen tragjike dhe manipulimin e ngjarjes nga autori i vrasjes se vertet dhe puthadori i tij Ardi Veliu! sb

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas