Aktualitet

Vrasja në Elbasan, nipi i viktimës: Burri e kërcënonte prej kohësh














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:44 - 07/05/21 |
mapo.al

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me krimin e rëndë në Elbasan ku 58-vjeçari Koço Buzo vrau me kallashnikov gruan e tij Liljana Buzo, pas seancës së divorcit. Nipi i viktimës, ka treguar detaje tronditëse nga ngjarja në fjalë.






Në një rrëfim për emisionin “Me zemër të hapur”, tha se lajmin e hidhur për vrasjen e hallës së tij ia kishte dhënë babai përmes telefonit.


Ai tregoi se halla e tij jetonte prej kohësh në Tiranë që t’i fshihej burrit të saj dhunues, me të cilin kishte nisur procesin e divorcit. Ai tregon se ai e kishte pritur jashtë derës së gjykatës për ta ekzekutuar dhe se kërcënohej vazhdimisht nga ai.







“Isha në punë. Mbetëm të habitur. Më njoftoi babi në telefon dhe më tha; ‘Zotëria e ka bërë hatanë, e ka qëlluar me armë’. Në atë moment mora në telefon kushërinjtë. Ajo ishte larguar për të ndenjur sa më larg, në Tiranë.



Lexo edhe :  Krim në një familje në Divjakë, burri vret grua dhe veten

Erdhën për gjyq, zotëria e priti jashtë porte. Nga banesa kishte 3-4 muaj që ishte larguar. Kishte probleme prej kohësh. Nuk mund të jetonte më me ata. Për herë të fundit e takova para 3 ditësh. Kërcënime dhe telefonata ka pasur shumë.



Nuk kishim ça të bënim. Mundoheshim t’i fshiheshim. S’kishim ça të bënim. Zotëria nuk ishte paraqitur në seancë. Ajo ishte me djemtë.”, tha nipi.

1


Etiketa: ,

Pas