Aktualitet

Vrasja në Elbasan- Viktimës vite më parë iu vra vëllai dhe kushëriri (Detaje)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:07 - 11/05/21 |
mapo.al

Si pasojë e një atentati me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan ka humbur jetën Everest Çaka, ndërsa e plagosur ka mbetur edhe gruaja e tij, Silvana Çaka. Kjo e fundit ndodhet në spital, pasi ka marrë një plumb në dorë.






Raportohet se Everest Çaka është djali i tezes së Arjan Spahiut ekzekutuar në nëntor në Molembeek të Belgjikës.


Spahiu ka qenë autor i dyshuar i vrasjes së Gëzim Alikajt, disa vite më parë.







Kujtojmë se disa vite më parë po në një atentat në Barcelonë ka humbur edhe vëllanë.



Vrasja e Arjan Spahiut



38-vjeçari nga Elbasani u qëllua në zonën e njohur Molenbeek dhe ndërroi jetë në vend, mbrëmjen e 27 nëntorit 2020.

Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë. I ndjeri ishte arrestuar 10 vjet më parë, pasi akuzohej për vrasjen e 52-vjeçarit Gëzim Alikaj në Elbasan.

Lexo edhe :  872 raste të reja dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit

Sipas mediave belge 38-vjeçari qëndronte ilegalisht në këtë vend.

Në vendin e ngjarjes, Prokuroria kërkoi një ekspert të balistikës dhe një mjek ligjor si dhe një kontroll laboratorik nga policia federale dhe një gjyqtar ekzaminues, konfirmon Sarah Durant, zëdhënëse e zyrës së prokurorit publik të Brukselit.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas