Një vrasje me armë zjarri u regjistrua paraditen e sotme në rrethrrotullimin e Sheqit, Fier.
Personi i identifikuar si Shkëlzen Kastrati u qëllua me dy plumba në makinën e tij tip “Mercedes Benz ML”, ndërsa nga humbja e kontrollit mjeti doli jashtë rrugës dhe u përplas me një tjetër “Mercedes Benz”.
Ndërkohë, në vendin ku do të ndërtohet spitali i ri i Fierit, është gjendur nga forcat policore një makinë tip “Range Rover” duke u djegur.
Mjeti i përket autorit/ëve të vrasjes, dhe mendohet se i është vendosur zjarri fill pas atentatit për të zhdukur gjurmët.
Gjithashtu mësohet se brenda makinës është gjendur një armë zjarri tip “Scorpion” me silenciator, me shumë gjasë ajo me të cilën është qëlluar Shkëlqen Kastrati.
Në vendngjarje ndodhen forcat të shumta të Policisë së Fierit, që po krehin zonën dhe po punojnë për identifikimin e kapjen e autorëve.
Sakaq janë shoqëruar në komisariat disa dëshmitarë që mendohet se mund të kenë parë gjithçka.
Njoftimi i policisë:
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, një shtetas i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K., i cili ka qënë në automjetin tip “Benz”.
Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”.
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.