Aktualitet

Vrasja në Kavajë, flet Marsida: Bledari të ngrihet në detyrë (video)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:05 - 11/10/19 |
ro ot

Ka folur për herë të parë për mediat, 30-vjeçarja Marsida Qatja, në shtëpinë e së cilës dje u zhvillua një masakër e vertetë, ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli dhe u plagos Bledar Toçi. Nëna e tre fëmijëve u shpreh se e gjitha ngjarja u zhvillua në sy të djalit të saj të vogël, 2-vjeç.



Marsida Qatja u shpreh se Bledar Toçi kishte ardhur në ndihmë të saj, pas përndjekjes që i bënte viktima Dritan Haxholli, që ishte një person i rrezikshëm.


Qatja ka treguar se me Bledarin kanë pasur një marrëdhënie shoqërore.


“Nuk kam pasur as të dashur as lidhje, thjesht më kërcënonte. Mora Bledin dhe ndenji me ne dhe shoku im Xhulio që Bledi të mos ishte vetëm. 

Dritanin vetem e kam lejuar disa herë që të pinte kafe në biznesin tim, se më thoshte që ishte në kërkim, ndoshta ky ka qenë dhe gabimi im, se nuk jam as mirë nga mendja. Bledari dhe unë jemi shok, nuk takoheshim shpesh, e mora unë në telefon dhe më tha që do më ndihmonte. Xhuljo është një çun i urtë, është një komshiu im këtu”.

E pyetur për bashkëshortin që ndodhet në burg në Gjermani, ajo tha se “ky është problemi i saj më i madh”.

“Pjesën e burrit e vuaj shumë. Nuk kam folur ende se e kam telefonin në polici. Fëmijët janë shumë mirë, e vetmja që po e përjeton ngjarjen jam unë se më del para syve çdo moment”.

Më tej ajo tha se oficeri i policisë së Burgut, Bledar Toçi që qëlloi ndaj Haxhollit duhet të marrë merita pasi u ka shpëtuar jetën.

“Bledari duhet të ngrihet në detyrë, se Dritani kërkoi që të vriste dhe fëmijën tim….po të mos kishte qenë për të do ishin të vdekur të gjithë”.

Ngjarja

Dritan Haxholli, kishte shkuar me kallashnikov në banesën e 30-vjeçares rreth orës 00:30 të së enjtes. Aty u përball me mikun e Marsidës, Bledar Tocin, shef i sigurisë së brendshme të burgut të Durrësit. Në banesë ndodheshin edhe dy fqinjë të 30-vjeçares, të cilët i kishte thërritur ajo. Dritan Haxholli ishte i pari që qëlloi me armë, por mbeti i vdekur nga reagimi i Bledar Tocit. Kurse ky i fundit mbeti i plagosur.

*Deklarata e 30-vjeçares, për gazetarët nga dritarja e shtëpisë së saj


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas