Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në kryeqytet. 40-vjeçari Hekuran Billa, ka mbetur i vdekur në vend pas të shtënave me armë zjarri ndaj tij.
Mësohet se Billa është qëlluar me një armë me silenciator teksa ndodhej në automjetin e tij në ‘Komunën e Parisit’.
Dyshohet se ekzekutimi i Hekuran Billës, ka ardhur si pasojë e gjakmarrjes, pasi viktima është një emër i skanuar nga drejtësia angleze, i cili në vitin 2006 ka vrarë një person të identifikuar si Prel Marku.
Ngjarja e rëndë sonte, ka ndodhur në një lagje shumë të banuar në Tiranë, dhe në një kohë kur kishte shumë njerëz dhe familjarë në lëvizje.
Policia dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur të tjera detaje si dhe janë vënë në kërkim të autorit/ëve.
Hekuran Billa, i njohur ndryshe si Herland Bilali, është një emër i njohur për drejtësinë angleze. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Prel Markut, ngjarje e ndodhur në 2006. Ai u shpall fajtor për tre akuza, “Vrasje” , “Vrasje” mbetur ne tentative dy herë si dhe “Plagosja me dashje për të shaktuar lëndim të rëndë trupor”.
Dy persona të tjerë u plagosën nga plumbat gjatë të shtënave. Pronari i klubit Musa Rrahmani u plagos edhe u hodh nga dritarja e katit të dytë për të shpëtuar. Vendimi i drejtësisë angleze është njohur dhe nga Gjykata e Apelit në Tiranë. Në një dokument zyrtar, thuhet se “vuajtja e dënimit për Billën të fillojë në 15 nëntor 2007”, pra një vit pas ngjarjes. Që do të thotë se Billa ka qenë i arrestuar në Shqipëri, por mbetet e paqartë se si ka dalë nga burgu.
Viktima Hekuran Billa
LEXO EDHE: