Gramoz Nako ishte kthyer në Korçë për pushime, por u vra nga kunati i tij, Sefedin Zenellari 71 vjeç. Ky i fundit është vetvrarë me armë zjarri në banesën e tij. Brenda pak orëve dy viktima në Korçë, por ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një grabitje, apo konflikt brenda në familje.
Një ditë më parë Gramoz Nako u vra në banesën e tij. Nako ishte kthyer nga SHBA për pushime në Korçë. Mëngjesin e sotëm kunati i Gramoz Nakos është gjetur i pajetë në banesën e tij dhe sipas policisë është vetvrarë.
Policia kishte shkuar në banesën e Sefedin Zenellarit për ta shoqëruar. Zenellari është mbyllur në dhomë me çelës dhe ka qëlluar veten me armë.
Policia thotë se autori i vrasjes është 71-vjeçari Sefedin Zenellari, kunati i 57-vjeçarit Nako. Por mëngjesin e sotëm kur policia ka shkuar për ta shoqëruar, i moshuari ka vrarë veten.
“Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr 7, ku u gjet i vrarë me armë zjarri tip pistoletë, shtetasi G.N, 57 vjeç informojmë se:
Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është kunati i tij shtetasi S.Z, 71 vjeç, banues në Korçë, i cili mëngjesin e sotëm në momentin kur shërbimet e Policisë kanë shkuar për ta shoqëruar në Komisariat, është vetëvrarë me armë zjarri tip pistoletë, në banesën e tij ku jetonte i vetëm. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, deklaron policia.
Në banesën e Gramoz Nakos mungonin 13 mijë euro dhe dyshohet se janë marrë nga Sefedin Zenellari. Arma me të cilën u vetvrara Zenellari, dyshohet se është e njëjta që u përdor për vrasjen e Gramoz Nakos.
Sefedin Zenellari