Aktualitet

Vrasja në Laç/ Në momentin e atentatit, Paulin Gjergji kishte edhe fëmijët në makinë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:35 - 01/06/20 |
mapo.al

Gazetari Artan Hoxha këtë të hënë i ftuar në studion e Abc News ka komentuar atentatin e bërë dy ditë më parë në Laç, ku humbën jetën Bujar Lika dhe miku i tij, Paulin Gjergji.


Hoxha është shprehur se Lika ishte mik fëmijëri me Ervis Martinaj dhe kanë shumë ngjarje që janë ekspozuar me njëri tjetrin.


Gjithashtu ai ka theksuar se është e rëndë fakti që në momentin e atentatit Paulin Gjergji ka pasur në makinë dhe dy djemtë e tij, të cilët fatmirësisht nuk kanë pasuar asnjë lëndim.


“Bujar Lika dhe Elvis Martinaj janë miq fëmijërie, ata janë rritur bashkë miqësinë e kanë vazhduar. Ngjarja ka ndodhur në territorin që e kontrollojnë. Nga info që doli më vonë, për fat të keq plagosja u shoqërua me humbjen e jetës së Paulin Markut. Ai ka pasur edhe dy djemtë, por autorët nuk i kanë goditur”, është shprehur Hoxha.


Paulin Gjergji


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas