Kronika

Vrasja në Lezhë, autori i dyshuar: Kisha konflikt por nuk i vrava unë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:21 - 29/04/20 |
mapo.al

Nën masa të forta sigurie, nga frika e hakmarrjes, Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Aleksandër Përdodën, të dyshuar se vrau Kol Murranin dhe Preng Simonin.


Aleksandër Përdoda ka pranuar se ka pasur një konflikt me Preng Simonin, një nga viktimat, 8 muaj më parë, por çështja është zgjidhur e ndërsa me Murranin thotë se ka pasur miqësi, që sipas tij nënkuptn se nuk ka pasur asnjë motiv për t’i vrarë. Ai nuk e ka mohuar që ka qenë ditën e ngjarjes në Lezhë në fshatin Lalm i Vjetër, pasi shkon shpesh, por është larguar nga aty rreth orës 10:00.


“S’kam lidhje me vrasjen, kam qene në fshat atë dite sepse kam shtëpi dhe blegtori dhe qëndroj vazhdimisht, por në orën 10 kam zbritur në Lezhë, dhe lajmin e mora vesh në televizor në orën 16 :00. Nuk kam pasur dijeni për ngjarjen. Kam pasur konflikt me Preng Simoni 8 muaj më parë, por që e kishim zgjidhur, u morëm vesh me njëri tjetrin. Murranin e kam pasur lidhje miqësore, nuk mund ta beja unë atë krim”, mësohet të ketë thënë Përdoda.


Preng Simoni dhe Kol Murrani u vranë më 27 prill me breshëri arme në fshatin Lalm i Vjetër.



Etiketa: , , ,

Pas