Aktualitet

Vrasja në Lushnjë – Nëna vajton të birin: I raftë zjarri tokës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:23 - 29/07/21 |
mapo.al

Konflikti mes kushërinjve të parë në Lushnjë përfundoi me një të vdekur dhe tre të plagosur. Shkak ishin ullinjtë. Nëna e viktimës duke vajtur humbjen e të birit u shpreh se djemtë e kishin mbjellë me ullinj dhe konflikti me kushërinjtë nisi për prishjen e tyre.






“Ajo është tokë-shtet, i raft zjarri. Çunat e patën mbjellë, është toka ime, vajtën atje dhe nuk di nëna më gjë. Për punë toke. Do ketë prishur ullinjtë që ka mbjellë çuni, vajtën me zetor për të prishur ullinjtë andej që ka mbjellë çuni”, tha mes lotësh nëna e viktimës për Klan News.


Pas konfliktit mbeti i vrarë Romeo Hasalla 30 vjeç si dhe u plagosën dy vëllezërit e tij Laert dhe Emiljano Hasalla dhe i ati Shaip Hasalla 65 vjeç. Familja u qëllua me çifte nga kushërinjtë e tyre të parë, vëllezërit Afrim dhe Kastriot Hasalla 33 vjeç. Ata janë shpallur në kërkim nga policia.

Lexo edhe :  "E doja Sabrinën", Elton Metaj ia plas të qarës në sallë, Gjykata e lë në burg






LEXO EDHE:



Krimi për pronën në Lushnjë, Policia: Një viktimë, plagoset babai me dy djemtë



1


Etiketa: ,

Pas