Policia ka arrestuar autorin e krimit në mes të Tiranës ku mbeti i vrarë Kudret Saliaj, si dhe u plagos avokati i këtij të fundit, Adriatik Cama.
Mexhit Picari ekzekutoi ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj në lokal, pasi ishte në proces divorci gruan. Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik dhe qytetarët dëshmitarë në vendngjarje.
Pas seancës gjyqësore, Saliaj së bashku me avokatin e tij Adriatik Cama ulen për të pirë kafe. Në këtë moment, Mexhit Picari futet dhe qëllon me armë duke vrarë ish-dhëndrin.
Njoftimi i Policisë
Policia e Tiranes vë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur pak më parë.
Fale reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të ngjarjes, shtetasi Mexhit Picari.
Menjëherë pas ngjarjes, Policia zhvilloi shumë kontrolle dhe pas informacioneve të marra u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes dhe kapja e autorit.
LEXO EDHE:
Vrasja sot në Tiranë, konflikti ishte i njohur dhe i bërë publik në media