Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në mes të Tiranës. Pranë Gjykatës së Tiranës u qëllua për vdekje me armë zjarri Kudret Saliaj, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe ish-prokurori Adriatik Cama. Ky i fundit ka qenë prokuror i çështjes së 21 janarit, teksa akutalisht punon si avokat
Burime për gazetën Mapo bëjnë me dije se viktima Saliaj, ishte në proces divorci. Gazeta Mapo ka siguruar edhe pamje nga vendngjarja, ku shihet se është shkaktuar panik dhe kaos në qytet, qytetarë dhe policë që vrapojnë.
Qytetarët e pranishëm janë tronditur. Krimi i rëndë ka ndodhur pranë Gjykatës së Tiranës sot në mesditë, në një zonë ku kalimtarët janë të shumtë.
Situata kriminale në vend mbetet tejet kritike. Vrasje, ekzekutime mafioze e shumë ngjarje vijojnë të mbeten ende të pazbardhura.
Autoritetet duket se nuk kanë marrë asnjë masë për të siguruar qetësinë dhe rendin publik, pasi jeta e qytetarëve po rrezikohet në çdo moment.