Aktualitet

Vrasja në Peqin/ 45-vjeçari me 2 plumba në trup, u gjet pranë lumit Shkumbin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:29 - 17/10/21 |
mapo.al

Një 45-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është gjetur i vrarë me armë zjarri në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin.






Dyshohet paraprakisht se personi mund të jetë vrarë diku tjetër dhe trupi i tij është hedhur afër lumit.


Deri më tani nuk ka denoncim për persona të zhdukur dhe ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.







Mësohet se trupi është gjetur nga banorët e zonës të cilët më pas kanë njoftuar policinë.




Kjo e fundit e cila ka arritur menjëherë në vendngjarje, ka dërguar trupin e 45-vjeçarit në morgun e spitalit të qytetit nga ku pritet të bëhet identifikimi i tij.



Blutë ndodhen në vendngjarjen ku dhe po vijojnë krehjen e zonës.

3


Etiketa: ,

Pas