Një tjetër ngjarje kriminale trondi sërish vendin mëngjesin e kësaj të marte. Leonard Bashaliu vrau 45-vjeçarin Ylber Xhahysa, në fshatin Gjocaj të Peqinit.
Shkak i ngjarjes duket të jenë bërë motive mjaft banale ku një konflikt i nisur 5 vite më parë ka çuar sot në humbjen e një jete.
Leonard Bashaliu ka deklaruar para policisë se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Ylber Xhahysës për shkak të një konflikti të 5 viteve më parë për gërvishtjen e makinës, që është përshkallëzuar më pas sot në përdorimin e armës.
Ylber Xhahysa, 45-vjeçari që humbi jetën
Ylber Xhahysa kishte shkuar mëngjesin e sotëm te shtëpia e autorit, për t’i kërkuar shpërblimin e dëmit që i ishte shkaktuar makinës. Në debat e sipër, dy personat konfliktohen me njëri-tjetrin. Për pasojë, Bashaliu qëllon me armë zjarri pistoletë në drejtim të Xhahysës duke i shkaktukar plagë të rënda.
Leonard Bashaliu, autori i krimit
45-vjeçari u dërgua në spital ku nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.