Kronika

Vrasja në Rrogozhinë, 33-vjeçari u qëllua me 14 plumba, ishte baba i një foshnje 2 muajshe







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:44 - 15/09/20 |
mapo.al

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 33-vjeçarit Klevis Kapllani mbrëmjen e djeshme në Rrogozhinë.


Ka qenë një fshatar i zonës i cili grumbullonte qumështin, që ka parë makinën me viktimën brenda në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte dhe ka njoftuar policinë.


Dyshohet se autorët, 2 persona i kanë zënë pritë rreth 100 metra nga shtëpia. Viktima është qëlluar brenda në automjetin e tij gjatë orëve të vona të mbrëmjes vetëm 200 m larg shtëpisë.



Banorët i kanë thënë policisë se kanë parë ditët e fundit persona të dyshimtë të cilët qëndronin në hyrje të rrugicës.


Dyshohet se viktima është mbajtur nën vëzhgim nga autorët prej disa ditësh. Ata fillimisht i kanë zënë pritë duke vendosur disa shkurre për të bllokuar rrugën dhe më pas e kanë ekzekutuar.


Nuk dihet ora e saktë e vrasjes por mendohet të jetë ora 23:00, 24:00 kur ai ka qenë duke u kthyer në shtëpi. Klevis Kapllani ishte martuar pak kohë më parë dhe ishte baba i një foshnje vetëm dy muajshe.


Etiketa: , , ,

Pas