Aktualitet

Vrasja në Shkodër, Policia: Dyshohet se ka ndodhur para disa ditësh














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:43 - 18/08/21 |
mapo.al

Policia e Shkodrës zbardh detaje të reja nga ngjarja e rëndë, ku 79-vjeçari Fadil Bandulla vrau me armë zjarri bashkëshorten Sanije Bandulla dhe më pas veten.






Blutë e Shkodrës thonë se nga veprimet e para hetimore, dyshohet se krimi ka ndodhur para disa ditësh.


Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.







Njoftimi i Policisë
Sot me datë 18.08.2021 në lagjen “Ahmet Haxhia”, Shkodër, dyshohet se shtetasi F. B., 79 vjeç në banesë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij shtetasen S. B., 83 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.




Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se shtetasi F.B ka varrë bashkëshorten dhe më pas veten .

Lexo edhe :  Shkodër/Çifti përshtat bodrumin si 'shtëpi bari', arrestohet gruaja, burri ikën


Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh .

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

LEXO EDHE:

E rëndë në Shkodër/ Burri vret gruan me armë zjarri dhe më pas veten

1


Etiketa: , , , ,

Pas