Jurgen Kurti është persni që u vra sonte në Tiranë, në lagjen “Tirana e Re” pranë stadiumit Dinamo. Kurti është një emer i njohur jo vetem per publikun por edhe për uniformat blu. Jurgen Kurti është menaxheri i personave VIP. Ai ka qenë i dyshuar për vrasjen e babait të tij tre vite më parë. Ndërsa në 2017 u përfshi në një tjeter ngjarje kriminale, ku u vra tregtari në Durrës.
Tiranë/Informacion paraprak i policisë
Rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve
Skeda e Jurgen Kurtit/ U përfshi në dy vrasje, por nuk u dënua