27-vjeçari Mehmet Qema, i cili u ekzekutua një natë më parë në Tiranë nga Marjus Demaj, nuk është një fytyrë e panjohur për publikun. Shpesh mësohet se ai shoqërohej me reperë të njohur, si dhe ka dalë në disa videoklipe. Së fundmi Qema ishte shfaqur në një videoklip të moderatorit Meriton Mjekiqi dhe reperit Meriton Ademi
Mehmet Qema në videoklipin e reperit Meriton Ademi dhe moderatorit Meriton Mjekiqi
Në lidhje me vrasjen janë shpallur në kërkim 5 persona dhe autori i vrasjes. Gazeta Mapo, ka siguruar edhe një foto ku shihet viktima i ulur në tavolinë bashkë me 5 të rinj të tjerë pak para vrasjes. Ndërkohë, autori i dyshuar i krimit, Marjus Dema, është në këmbë me armë në dorë pak çaste përpara se të qëllonte të riun në gjoks.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pas një konflikti çasti i cili ka agravuar deri në përdorimin e armës. Motivet e sakta të ngjarjes ende nuk dihen.
Burime për gazetën Mapo bëjnë me dije se në kërkim për moskallëzim krimi janë shpallur;
Erlind Peka, 27 vjeç
Bralid Aga, 23 vjeç
Blerim Hoti, 28 vjeç
Frenkli Myftari, 29 vjeç
Xhuljano Koçi, 19 vjeç.
View this post on Instagram