*Personi në të majtë është viktima, ndërsa në të djathtë autori i dyshuar i vrasjes*
Policia e Tiranës përmes një njoftimi për mediat, bën me dije se ka zbardhur ngjarjen e rëndë të mbrëmjes së djeshme ku u vra me armë zjarri 27-vjeçari Mehmet Qema, 27 vjeç. Policia njofton se ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes, 28-vjeçarin Marjus Dema, si dhe janë shpallur në kërkim edhe 5 persona të tjerë për moskallëzim krimi
Burime për gazetën Mapo bëjnë me dije se në kërkim për moskallëzim krimi janë shpallur;
Erlind Peka, 27 vjeç
Bralid Aga, 23 vjeç
Blerim Hoti, 28 vjeç
Frenkli Myftari, 29 vjeç
Xhuljano Koçi, 19 vjeç.
Mapo mëson se një natë më parë, rreth orës 23:15, Mehmet Qema ndodhej në lokal me 6 personat në fjalë. Thuhet se një konflikt çasti ka agravuar deri në përdorimin e armës nga Marjus Dema, i cili plagos 27-vjeçarin Mehmet Qema. Ky i fundit, dërgohet nga shokët e tjerë në spital, ku edhe ndërroi jetë në duart e mjekëve.
LEXO EDHE:
Kush është i riu që u vra në Tiranë, zbulohet edhe autori i dyshuar (FOTO)