Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 49-vjeçarit Isat Goçaj në Çerem të Tropojës.
Autori është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e 49-vjeçarit.
Ajo çka mbetet ende një mister, janë motivet e krimit, ndërsa burime bëjnë me dije se autori dhe viktima janë banorë të të njëjtit fshat.
Burime për gazetën Mapo bëjnë me dije se në kërkim është shpallur Altin Ismailisufi.
Dyshohet se krimi ka ndodhur për shkak të një konflikti mes dy personave. Detaje të reja priten në vijim.
LEXO EDHE: