Banorët e fshatit Poro janë shprehur të tronditur nga nga vrasja e 22-vjeçarit Sotiraq Mhillit dhe plagosja e Eno Matës. Ata shprehen se të dy djemtë ishin shumë të sjellshëm dhe se nuk kishin probleme në zonën ku jetonin.
Banori i fshatit Poro, Toli Bërdalli, tregon djemtë nuk kishin konflikte dhe merreshin me bujqësi. “Djem punëtorë, i njihja të dy. Më erdhi shumë keq. Sotiraqi vetëm të ëmën ka. Unë po vija me qumështin këtu dhe kur shikoj, kishte ardhur policia. Të shtëna s’kam dëgjuar. Eno familjen e ka në Greqi, por s’dimë të ketë patur problem. Ai është djalë i mirë, i sjellshëm. Të dy merreshin me bujqësi,”– tregon banori Toli Bërdalli.
Një grua është shprehur se viktimës Mhilli, pak kohë më parë i kishte vdekur babai nga një sëmundje e rëndë. “Babai i ka vdekur nga një sëmundje e keqe. Unë s’e njihja si fytrë, porn ë përgjithësi familje e mirë janë. Mata rrinte në Greqi. Familjen atje e ka. Në nuk dëgjuam gjë sese banojmë më tutje, por tani e morëm vesh. Eno është rritur këtu, njëri pa problem, djalë i mirë shumë,”– theksoi ajo.
Gjatë natës persona të armatosur qëlluan në drejtim të Sotiraq Mhillit dhe Eno Matës, të cilët po ecnin me motorr. Nga një makinë u qëllua me breshëri kallashnikovi, ku mbeti i vrarë Sotiraq Mhilli dhe u plagos Eno Mata.
Lexo edhe:
Objektivi i atentatit në Vlorë, dyshohet për vrasjen e avokatit grek