Aktualitet

Vrasja në Vlorë, Shkëlzen Velaj dyshohet se u qëllua vetëm nga një person














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:39 - 04/06/21 |
mapo.al

Shkëlzen Velaj, i cili u ekzekutua me 15 plumba në derën e shtëpisë orët e para të 3 qershorit, mund të jetë eliminuar nga një person i vetëm. Më pas, mësohet se autori është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.






Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen 24 Maji në Vlorë duke tronditur banorët të cilët thanë për mediat që ai dhe nëna e tij gëzonin respekt të plotë në lagje.


Mbi Velajn u qëllua të paktën 15 herë dhe plumbat i prekën pjesën e barkut. Altin alias Shkëlzen Velaj është një prej 7 të arrestuarve nga blutë e Vlorës në Tetor të 2019 gjatë operacionit të koduar “Vjeshta” , për kultivim të lëndëve narkotike.







35-vjeçarit, 6 vjet më parë i kishin vrarë dhe vëllain Ardi Velajn, në të ashtuquajturën “masakra e Çoles”, ku humbën jetën edhe dy të rinj të tjerë.




Pas ngjarjes, Policia dhe RENEA nisën kontrollet në qytetin bregdetar.



1


Etiketa: ,

Pas