Aktualitet

Vrasja që trazoi Amerikën/ Dalin rezultatet e autopsisë së pavarur të George Floyd





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:26 - 01/06/20 |
mapo.al

Një autopsi e pavarur e George Flod ka treguar se shkaku i vdekjes së tij ishte “asfiksimi për shkak të presionit të vazhdueshëm”. Njoftimin e ka bërë të ditur përfaqësuesi ligor i familjes së Floyd, Be Crump.


Familja e të ndjerit vendosi të bëjë një autopsi në mënyrë private, pasi sipas rezultateve të autopsisë së bërë nga shteti “nuk kishte të dhëna fizike që tregonin se shkak i vdekjes kishte qenë asfiksimi apo mbytja.


Oficeri i policisë që akuzohet për vrasjen e Floyd, e mbajti gjurin mbi qafën e tij për 8 minuta dhe 46 sekonda në total dhe 2 minuta e 53 sekonda, pasi Floyd humbi ndenjat.


Në autopsinë paraprake thuhej se përveç mbytjes në vdekjen e Floyd mund të kenë ndikuar edhe problemet shëndetësore të tij, si sëmundja e zemrës. Megjithatë, për ta konfirmuar duhet të dalin rezultatet e toksikologjisë, të cilat mund të vonojnë disa javë.


Përshtatur nga: CNN 

LEXO EDHE:

Përgjaken protestat në SHBA, 3 viktima dhe 1 i plagosur, policia iu bashkohet manifestuesve


Etiketa: , , ,

Pas