Aktualitet

Vrasja që tronditi Durrësin – Pistat e një atentati të mirorganizuar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:00 - 24/01/21 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mbrëmje qytetin bregdetar të Durrësit. Një i ri, i identifikuar si Jetmir Bregu, është ekzekutuar me kallashnikov, nga persona ende të paidentifikuar.





Dy plumba, një në kokë dhe një në gjoks rezultuan fatal për 32-vjeçarin. Ai ishte një person me precedentë penal. I riu, u vra sapo zbriti nga automjeti i tij tip ‘Benz’ në lagjen nr.16.


Si ndodhi atentati?




Ishte ora 17:20 kur i riu zbriti nga makina e tij tip “Benz”, ndërkohë nga një tjetër makinë u zbraz ndaj tij një breshëri kallashnikovi. Mendohet se në makinën nga ku u qëllua ishin dy persona. Pasi u siguruan se plumbat e kapën objektivin në kokë dhe gjoks, makina me autorët brenda u zhduk në errësirë në mes të rrebeshit të shiut duke humbur gjurmët. Objektivi, 32-vjeçari Jetmir Bregu, u nis me shpejtësi për në spital, por ndërroi jetë në duart e mjekëve.


Pikëpyetjet


Ngjarja nuk ka qenë konflikt i çastit dhe i riu nuk u plagos në këmbë, sikur raportoi policia në njoftimin e parë për mediat, por një atentat i mirëfilltë. Ekzekutimi ka vetëm pak që ka ndodhur, por hetimi do të zbulojë fakte të reja lidhur me autorët.

Lexo edhe :  Vrasje në Dibër - Policia arreston 30-vjeçarin, në kërkim i vëllai

Ende nuk dihet nëse autorët e ndoqën, apo kishin informacion mbi lëvizjet e tij dhe e pritën në lagjen nr. 16. Deri tani janë sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit pranë të cilit ndodhi ekzekutimi dhe të rrugës nga ku u larguan autorët. Por errësira dhe reshjet e dendura të shiut e bëjnë të vështirë identifikimin.

Hetimet

Ende nuk ka një pistë konkrete lidhur me vrasjen, por indiciet e para janë se i riu ishte me precedent penal. Një gjë të tillë e vërteton edhe fakti që 32-vjeçari kishte ndryshuar emrin nga Jetmir Bregu në Ilir Kuçi. Të dhënat e para janë se e shkuara e tij kriminale lidhet me probleme jashtë vendit.

Dëshmitarët okularë

Shpresa për të zbardhur krimin është te kamerat dhe dëshmitarët që ndodheshin në lokalin, pranë se cilit ndodhi ekzekutimi. Në momentin që dëgjuan breshërinë e kallashnikovit, qytetarët që ndodheshin në lokal dolën me shpejtësi jashtë.

Gjashtë prej qytetarëve janë shoqëruar për t’u pyetur nëse i kanë parë autorët e vrasjes dhe detaje të tjera që mund të jenë të vlefshme për hetimin. Në vendin e ngjarjes përpos grupit hetimor nga Tirana ka shkuar edhe drejtori i departamentit të policisë kriminale, Tonin Vocaj.

1


Etiketa: , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas