Ngjarja e rëndë ndodhi në Laprakë. 17-vjeçarja Griselda Gjikolaj ndërroi jetë në spital. I plagosur mbeti edhe Erion Benga. Të rinjtë janë qëlluar nga 2 persona të maskuar.
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur dje pasdite rreth orës 18:15 në Tiranë në zonën e Laprakës. Një vajzë 17-vjeçare, Griselda Gjikolaj, është qëlluar me plumb në kokë dhe ka ndërruar jetë në spital, ndërsa një djalë 23 vjeç, Erion Benga është plagosur me plumb në shpatull dhe është në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Dy të rinjtë ndodheshin në makinë në momentin kur janë qëlluar nga 2 persona të maskuar, të cilët janë identifikuar nga Policia. Adoleshentja është transportuar në spital nga vetë Erion Benga, i cili pasi është plagosur ka dërguar të renë te Spitali i Traumës. Makina ku ndodheshin të rinjtë është sekuestruar tashmë nga Policia.
Ngjarja
Erion Benga, ishte në drejtim të makinës në momentin kur është qëlluar me armë zjarri. I riu i ka dhënë gaz makinës për të shpëtuar por autorët kanë vazhduar të qëllojnë nga mbrapa. Dyshohet se objektivi i këtij atentati është Bengo, për shkak të konflikteve të mëparshme që mund të ketë patur i riu. Dy janë pistat e hetimit, e para, se vrasja mund të ketë ndodhur për shkak të xhelozisë, ose për shkak të konflikteve të Bengos, që në 2016 ka qenë i arrestuar për shantazh. Dëshmitarë nga vendngjarja kanë thënë në polici se 2 të rinjtë nuk janë banorë të lagjes pasi nuk janë parë ndonjëherë në zonë. Burimet shtojnë se Griselda Gjikolaj dhe Erion Benga po pinin kafe dhe më pas kanë hyrë në makinë, ku janë qëlluar nga 2 persona të maskuar. Pasi janë qëlluar me armë zjarri, Erion Denga ka transportuar vetë në spital 17-vjeçaren. Ai ka ngarë makinën dhe e ka dërguar adoleshenten te spitali i Traumës. Një tjetër detaj që raportojnë po të njëjtat burime është fakti se autorët kanë qëlluar te xhami nga pas shoferit, dhe se dyshohet se plumbat kanë kapur aksidentalisht Griselda Gjinkolën.
Autorët
Autorët janë identifikuar nga policia. Po kryhen kontrolle për kapjen e tyre. Mësohet se adoleshentja ka qenë e lidhur më parë me dikë tjetër. Gjatë kohës që Denga ishte lidhur me 17-vjeçaren, atë e kanë ngacmuar disa persona të tjerë, me të cilët kanë patur konflikt. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se të autorët janë identifikuar, ata janë dy të rinj, dhe njëri ka qenë i maskuar ndërsa tjetri ka patur kapuç në kokë. Mbi viktimën dhe të plagosurin kanë qëlluar dy persona. Ata ishin të maskuar jashtë makinës ku ndodheshin të rinjtë. Ata janë filmuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes. Mësohet se Griselda Gjikolaj dhe Erion Benga kanë qenë të lidhur me njëri-tjetrin. Mbi ta kanë qëlluar dy persona. Gjithashtu mësohet se 17-vjeçarja dhe i riu, kanë patur shenja në fytyrë dhe në trup.
E shkuara
Zbulohen detaje nga e shkuara e Erion Bengës. Mësohet se Benga është arrestuar dy vite më parë, pas një denoncimi për shantazh. Benga, asokohe 21 vjeç, bashkë me një shokun e tij, 25-vjeçarin A.S, kishte shantazhuar K.L, ish-të dashurën e tij, se do t’i publikonte një video intime në rrjetet sociale nëse nuk do t’iu jepte 2 mijë euro. Benga u arrestua në vitin 2016, pas denoncimit të vajzës, e cila pasi negocioi me Bengën dhe mikun e tij, vendosi që të njoftonte Policinë.