Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy autorët e dyshuar të vrasjes së 19 vjeçarit Klevis Disha dhe plagosjes me thikë të 3 shtetasve ditën e djeshme në një pishinë në Vorë.
Në pranga kanë rënë 18-vjeçari Luan Shkalla dhe 17-vjeçari me inicialet R.V, të dy djemtë akuzohen për vrasje dhe plagosje me armë të ftohta.
Një ditë më parë një i ri humbi jetën dhe 3 të tjerë u plagosën, si pasojë e një përleshje me thika të ndodhur pranë një kompleksi pishinash në zonën e Vorës.
Si pasojë e plagëve të rënda humbi jetën 19 vjeçari Klevis Disha.
Sipas policisë sherri mes të rinjve nisi për ngacmimin e një vajze e cila ishte e njohur e autorit që qëlloi 4 të rinjtë mes tyre vëllain e viktimës dhe djalin e xhaxhait të tij.