Aktualitet

Vrasja tek “Astiri”: Si u larguan autorët me një makinë të zezë (Detajet)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:37 - 21/01/20 |
mapo.al

Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e Vilson Tafçiut mbrëmjen e djeshme tek zona e Astirit në Tiranë. Kamerat e sigurisë kanë fokusuar makinën e autorëve të vrasjes që është larguar me shpejtësi.


Makina rezulton të ketë qenë me ngjyrë e zezë por edhe pse ishin ngritur pika kontrolli ende nuk ka asnjë gjurmë të saj apo të autorëve. Autorët dyshohet se u larguan në drejtim të Mëzezit, pas një qendre tregtare dhe më pas kanë humbur gjurmët. Policia ka dyshime se autorët kanë fshehur makinën në zonat periferike të Tiranës dhe më pas janë larguar me automjete të tjera.



Gjithashtu kamerat kanë fokusuar dhe një makinë tjetër që është larguar me shpejtësi.  Makina është identifikuar dhe drejtuesi është ndaluar por pas marrjes në pyetje ka rezultuar se nuk ka pasur lidhje me ngjarjen por se është larguar pasi ka pasur frikë.


28-vjeçari nga Dibra  u vra nga një person i cili e ka thirrur në lokal për të dalë jashtë. Ai është ekzekutuar me 3 plumba në gjoks.

MAPO ka mësuar nga burime se 28-vjeçari kishte qenë i dënuar në Francë për trafik droge, ndërkohë që mësohet se përdorte dy mbiemra, Ndokaj dhe Tafçiu.

Ngjarja e sotme dyshohet se ka lidhje pikërisht me prishjen e pazareve në trafikun e lëndëve narkotike. Ngjarja ndodhi në një orar fluksi lëvizjesh dhe në zonën më të populluar të “Astirit”. Zona është mjaft e frekuentuar nga të rinj dhe jo vetëm. Atentati i mbrëmjes së sotme ka alarmuar banorët përreth, pasi ndodhi pikërisht në sytë e mjaft prej tyre.

28-vjeçari u ekzekutua këtë mbrëmje nga persona ende të paidentifikuar. I riu ishte në ambientet e lokalit nën shoqërinë e një vajze, kur një person i ka kërkuar të dalë jashtë barit, për të biseduar. Pak metra jashtë lokalit një person i gjatë dhe me mjekër e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend. Autori i krimit dyshohet se është ndihmuar edhe nga tre persona të tjerë, duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Vilson Tafçiu ishte me origjinë nga Dibra, ndërsa kishte ardhur në Tiranë për të varrosur gjyshen e cila kishte ndërruar jetë.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas