Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur këtë mbrëmje në Pejë të Kosovës.
Mësohet se kandidati për kryetar nga radhët e PDK-së Astrit Ademaj është vrarë me armë zjarri.
Burime bëjnë me dije se i vdekur ka mbetur edhe ish-kandidati i PDK-së për Deçanin, Blerand Kadriaj.
Krimi ka ndodhur afër shkollës së mesme ekonomike “Ali Hadri”.
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa kanë nisur hetimet.