Aktualitet

Vrasje me armë zjarri në Kavajë, një i vdekur (Emri)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:35 - 09/12/19 |
mapo.al

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr.2 qytetin e Kavajës. Burime për mediat raportojnë se ka humbur jetën 26-vjeçari Marjus Ismailaj.


Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave, ku pasi është qëlluar me armë zjarri, i riu Marjus Ismailaj ka ndërruar jetë. Autori i vrasjes është Xhevdet Lecini, 60 vjeç, i cili është shoqëruar në polici. Lecini mësohet se është pronari i lokalit, dhe Ismailaj ishte klient.



Mësohet se të dy personat kanë qenë nën efektin e alkoolit, kur janë konfliktuar.


Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.


Etiketa: , , , ,

Pas