Vrasje me hark si në Mesjetë: Krimi që po habit Europën

Në një hotel idilik në Bavari të Gjermanisë u gjetën tre trupa njerëzish, të vrarë me hark si në Mesjetë. Krimi ka befasuar jo vetëm Gjermaninë. Vetëvrasje apo një lojë e shkuar keq? Më poshtë raportimi i BBC për ngjarjen

Dy entuziastë gjermanë të luftimeve mesjetare, të vrarë me shigjetë, ishin qëlluar drejt e në zemër. Një tjetër vdiq nga plagët në qafë.



Të tre u gjetën në një dhomë hoteli në Bavari të shtunën, së bashku me tre harqe moderne. Dy prej tyre hidhnin shigjeta, thanë prokurorët.

Një burrë dhe një grua ishin të shtrirë në shtrat, të kapur për dore dhe të shpuar nga shigjetat. Një grua, e goditur në qafë, u gjet e shtrirë në dysheme.

Këto vdekje mendohet se janë të lidhura me dy vdekje të tjera në veri të Gjermanisë.

Prokurorët janë të sigurt se nuk kishte asnjë njeri tjetër në dhomë përveç personave që vdiqën. Nuk kishte asnjë shenjë përleshjeje. Hoteli është në një vend idilik, pranë lumit Ilz, mjaft popullor për ecjet në mal.

Të tre mbërritën në hotel të premten në mbrëmje dhe u regjistruan për tre net, pa mëngjes. Trupat u gjetën nga një pastruese e hotelit.

Në dhomë u gjetën dy testamente, tha një zëdhënës i prokurorisë. Ata i përkisnin Torsten W, 53 vjeç dhe Kerstin E, 33 vjeç, të cilët ishin të shtrirë në krevat.

Viktima e tretë u identifikua si Farina C, 30 vjeç.

Të tre ishin të regjistruar në një faqe të njohur si Liga Mesjetare e Dyluftimeve, me bazë në Belgjikë. Një zëdhënës i LMD i tha BBC se nuk i njihte ata.

Kjo Ligë organizon turne të stilit mesjetar dhe i rendit anëtarët e saj në bazë të aftësisë për të përdorur armët mesjetare dhe për kalërimin. Zëdhënësi tha se për momentin nuk ka asnjë turne në Gjermani.

 

Po dy viktimat e tjera në veri të Gjermanisë?

Trupat e dy grave, secila rreth 30 vjeç, u gjetën në një apartament në Vitingen, 650 kilometër larg hotelit.

Mediat gjermane raportojnë se njëra prej tyre ishte partnerja e Farina C. Nuk dihet se si vdiqën ato, por nuk ishin të qëlluara me shigjeta.

Prokurorët thonë se trupat u gjetën pasi një prej fqinjëve dëgjoi raportimet për atë që kishte ndodhur në Bavari dhe i tha policisë se kutia e letrave të banesës ishte tejmbushur dhe nga banesa po vinte një erë e çuditshme.

 

Kush tjetër e dinte për viktimat?

Marrëdhënia mes tre viktimave në hotel mbetet e panjohur. Torsten W ishte qëlluar dy herë në kokë dhe tre herë në gjoks, kurse Kerstin E, pranë tij në krevat, kishte një shigjetë në gjoks dhe një tjetër në kokë.

Farina C ishte shtrirë përpara krevatit dopio dhe kishte një plagë harku mes fytit dhe mjekrës.

Harqet mund të qëllojnë bulona ose shigjeta. Gjuetia me hark është e ndaluar në Gjermani, por kushdo nga mosha 18 vjeç e lart mund të blejë një hark.

Një klient i hotelit i tha medias se ajo natë kishte qenë krejtësisht e qetë.

Policia sekuestroi një kamion të bardhë, të parkuar jashtë. Aty ishte i ngjitur një stiker me referencë ndaj Full Metal Jacket, një kompani amerikane që prodhon shigjeta për harqe.

Torste W kishte një mjekër të gjatë e të bardhë dhe gratë ishin veshur me të zeza, tha një tjetër klient i hotelit, duke theksuar se dukeshin të çuditshëm.

Pasi mbërritën të premten në mbrëmje, ata thjesht u uruan klientëve të tjerë një mbrëmje të mirë dhe u ngjitën lart me disa shishe ujë dhe Coca-Cola.

Një fqinj në Vitingen tha se Farina C ishte e çuditshme, e veshur gjithmonë me të zeza si një gotike.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252